8.5 C
Tirana
HomeKISH100 vjetori i pranisë së Motrave Stigmatine në famullinë Dajç Bregu Bunës
HomeKISH100 vjetori i pranisë së Motrave Stigmatine në famullinë Dajç Bregu Bunës

100 vjetori i pranisë së Motrave Stigmatine në famullinë Dajç Bregu Bunës

Motrat Stigmatine, në Jubileun e 100 vjetorit të pranisë së tyre në famullinë e “Shëlbuemi në Shën Jozefin” Dajç Bregu Bunës, 1924 – 2024, kremtuan më gëzim Kushtet e Përjetshme rregulltare të Mt. Valentina Pjetrani.

Në sajë të kësaj ngjarje historike, u zhvillua një konferencë sdudimore mbi historinë dhe misionin e Motrave si dhe u përurua memoriali dedikuar: “Rruga Motrat Stigmatine”. 

Në fjalën mikëpritëse, famullitari Dom Gjovalin Simoni, shprehi falënderimet ndaj të pranishëmve duke përshkruar me mirënjohje veprimtarin e motrave që në fillimet e tyre në këtë famulli.

Ndërkohë Mt Dukata Radoja zëv.Gjenerale, shpalosi me kujdes mbi historinë e motrave që kanë shërbyer në dekada në fshatin Dajç e më gjërë, duke dhënë kontributin e çmueshëm me jetë në dëshminë e Ungjillit në çdo kohë. Instituti i jonë, i themeluar nga e nderuara Mt. Anna Fiorelli Lapini, u pagëzua me emrin “Bijat e varfëra të Varrëve të Shenjta të Shën Françeskut”, në vitin 1850 në Firence; aty ku nga shërbimi i tyre i pasionuar pas të varfërve dhe të manjanuarve, populli i thërriste: “Stigmatine”.

Në thelb të misionit tonë qëndron motoja: “Të sodisim të Kryqëzuarin dhe t’i shërbejmë atij në të kryqëzuarit e kohës”, mbi gjurmët e Shën Françeskut të Asizit. Ndaj, motrat të nxitura nga ky frymëzim nisen drejt Shqipërisë, nën shoqërimin e Fretërve Minor misionarë në vitin 1879.

Duke u mishëruar në realitetin e popullit shqiptar, hapen kuvende dhe shkolla sipas kërkesave dhe nevoja të dioqezave në vendin tonë. Më këto qëllime në vitin 1924, zë fill edhe prania e jonë në fshatin Dajç B. Bunës, të mirëpritura më gëzim nga famullitari Dom Luigj Zojsi.

Për të kujtuar dëshminë besnike të motrave në mes njerëzve, ia vlen të përsërisim këtë porositë mt. Liljana Radovani:“ Ruaje vajzë – vajzërinë; ruaje nuse – nuserinë; ruaje murgeshë – murgeshninë”.

Z. Lazër Mhillaj, mbajti fjalën mbi shkollën e motrave stigmatine në Dajç, për kontributin e dhënë për zhvillimin e brezave të rinjë, në nivelin e artit, të kulturës dhe të besimit.

Populli nuk duhet të harrojë historinë e vet, për të njohur veprat e mrekullueshme që Zoti bën.

Dom Mark Pashkja Zëdhënës i KISH, ju drejtua asemblesë duke shpehur mirënjohje të thellë Motrave Stigmatine: “Dëshiroj të flasë mbi dimensionin profetik, kishtarë dhe sakramental të motrave stigmatine”, theksoi Dom Marku. Motrat qenë shpresë në kohë të paqarta, dritë në errësirë, urëlidhëse ndaj meshtarëve dhe besmintarëve të vuajtur në burgje, në spitale, apo në ambjente familjare. Ato sfiduan ateizmin e kohës së rregjimit, duke raujtur dhe trasmetuar në mënyrë klandestine besimin me rruzare në dorë duke përçuar sakramentin e pagëzimit dhe të kungimit. Ndaj Kisha i falënderon dhe ka nevojë për to, që të vazhdojë kjo vepër e bukur e saj.

Menjëherë pas relatorëve Ministra Gjenerale Mt. Encarna Lobato, përshëndeti të gjithë të pranishmit me fjalët e saj që përkujtonin mesazhin vetëflijues për vendin tonë, qoftë të motrave misionare, qoftë të motrave vendase.  Shprehi gëzimin dhe mirnjohjen ndaj Zotit, popullit të Dajçit dhe motrave për këtë aveniment sa të frytshëm sa kërkues në ndjekjen e vazhdueshme të Krishtit të Kryqëzuar nën shëmbullin e Shën Françeskut.

Në ditë e Festës së Naltimit të Kryqit, u kremtua Mesha Solemne, ku bëri Kushtet e Përjetshme rregulltare Mt. Valentina Pjetrani në duart e Ministres Gjenerale të Institutit të Motrave Stigmatine. Meshën e udhëheqi Arqipeshkvi Metropolit Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra OFM. Në homelin e tij kujtoi karizmën e motrave stigmatine të cilat e kanë aktualizuar në këtë famulli: “Të duam Zotin sikurse Ai na deshi neve në Jezusin; sikurse edhe e nderuara Mt. Anna Lapini dhe Shën Françesku, i shërbyen më gëzim e përvujtëri. Njeriu që i kushtohet Zotit në jetën rregulltare e merr përsipër fatin e Krishtit i vetmi i shuguruar i Atit dhe e përsosë atë në dashuri”.

Ky përkujtim vijoi me programe artistike të shoqëruara me poezi dhe interpretime të ndryshme fetare dhe kulturore nga të rinjtë dhe motrat.

Falënderojmë Zotin!

Motrat Stigmatine
Shkodër, 13 – 14 /  09 / 2024

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme