8.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësKrishtlindje me të varfërit në Tiranë
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësKrishtlindje me të varfërit në Tiranë

Krishtlindje me të varfërit në Tiranë

“Jozefi është nga Betlehemi, megjithatë asnjëri nuk i pranoi në shtëpinë e vet. “Atëherë kërkoni një bujtinë” – u themi ne. Po, shpresa e fundit për ta është të kërkojnë një vend në bujtinë. Por ata janë shumë të varfër: si mund ta paguajnë pronarin? Pronari përgjigjet: “Nuk ka vend për ju”. Ndoshta në fakt ka qenë vend në bujtinë, por duke i shikuar nga dritarja, pronari vë re se ishin një çift shumë i varfër, dhe mendoi: “S’ka fitim me dy persona si këta! Më mirë të lë vend për dikë që mund të paguajë!” Ndërkohë, gjendja e Marisë po bëhet më kritike: foshnja brenda saj mund të lindë në çdo moment. Nuk mbetet asnjë vend për Marinë e Jozefin përveç në një shpellë. E pabesueshme! Lind foshnja, një foshnjë e brishtë si çdo foshnjë tjetër. Kishin folur për lindjen e një mbreti, dhe, në vend të një mbreti, gjejmë një foshnjë të vendosur në një grazhdë, në një shpellë, vend për kafshët!”
Imzot George Frendo O.P.

Me dashurinë për më të menjanuarit dhe siç na këshillon edhe Papa Françesku, që të jemi sa më pranë tyre: Komuniteti Gjoni XXiii Tiranë dhe vullnetarët e ardhur nga komunitetet e tjera në Shqipëri, në bashkëpunim me Arqipeshkvin Imzot George Frendo dhe Kurian Ipeshkvore, Caritasin Dioqezan Tiranë Durrës, Caritas Shqiptar dhe Rrjetin e Vullnetarëve M.i.R.A organizuan në ambientet e Qendres “Don Bosko” Tiranë dreken e Krishtlindjes 2018.

Dëshira për të qenë së bashku me njerëzit në nevojë në këto Krishtlindje ka nxitur Mons. Frendon që këtë vit dreken ta kaloj sa më pranë tyre.

Prej shumë vitesh Komuniteti Gjoni XXiii këtu në Tiranë ka hapur dyert për njerëzit e menjanuar sidomos ato të rrugës, dhe çdo fundjavë u sherben me ushqim të ngrohtë.

Në përfundim të drekes patem kënaqësinë të na bashkohej Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erjon Veliaj, i cili uroj për këto Krishtlindje duke faleminderuar punën e palodhshme të Komunitetit Gjoni XXiii që bën në Tiranë dhe Shqipëri.

Në fund si shenjë dhurate secili mori një kapuç.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme